21-vjecari ‘vrasës’ Mentor Kikia: Duket që është një kategori ordinere e botës së krimit
Në studion e “Now”, analisti Mentor Kikia komentoi mbi ngjarjen e ditës së sotme, ku një polic në Lezhë u vra nga një 21-vjeçar, gjatë një operacioni anti-drogë.
Mentor Kikia tha për 21-vjeçarin se nuk i përket botës së krimit të organizuar dhe se është një adoleshent që është ngatërruar shumë herët me elementë të botës së krimit. Nëse krimi do të ishte biznes për 21-vjeçarin, atëherë ky i fundit nuk do ta kishte vrarë policin, pasi do të përballej me të në mënyrë më të sofistikuar, sipas analistit.
“Duket që është kategori ordinere e botës së krimit, sepse ata që merren realisht me krimin si biznes, plumbin e përdorin të fundit, pasi qëllimi kryesor është të bëjnë biznes dhe jo të vrasin”, tha Mentor Kikia, i cili shtoi se vrasja e efektivit të policisë për 21-vjeçarin ishte një zgjidhje e momentit, për shkak edhe të një “arrogance” që shoqëron moshat e reja.
Për analistin Kikia problemi gjendet te fakti se ky person duhet të ishte aktualisht në burg, pasi ka qenë arrestuar edhe më përpara, mirëpo prokuroria e ka lënë të lirë. Një fenomen i tillë, me vrasës që janë proceduar penalisht por janë lënë të lirë, është problematika e vërtetë që çon në këto ngjarje, sipas Mentor Kikisë.
“Kur janë përsëritës, kur janë elementë me premisa agresiviteti, duhet të ishte në burg” u shpreh Mentor Kikia.
Një tjetër problematikë për ngjarjet kur policët vriten gjatë operacioneve kriminale është edhe përgatitja jo e mjaftueshme e policëve.
“Policët janë vrarë në një përballje me krimin, gati me duar në xhepa”, u shpreh Mentor Kikia, duke theksuar se kur policët shkojnë në një ngjarje, duhet të jenë të pajisur me mjetet e duhura.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës