Morina rrit shkëmbimin e mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës në kohë pandemie
Në këtë kohë pandemie, Kosova e Shqipëria duhet të vazhdojnë bashkëpunimin, për lehtësira në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve. Këto dy vende duhet të rrisin shkëmbimin tregtar, marrë parasysh problemet me të cilat po përballet tregu global, shkruan KosovaPress.
Kështu u tha sot pas takimit mes udhëheqësve të komunës së Prizrenit dhe Kukësit, Odës së Afarizmit të Kosovës dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë. Të martën në pikën kufitare në Morinë, këta të fundit kanë diskutuar për detyrimet e te dyja vendeve për shkëmbim te lire të mallrave. Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari konsideroi se ky takim është i rëndësishëm dhe se Morina duhet të jetë pikë e cila përmbush më së miri detyrimet mes të dyja vendeve, në këtë kohë krize.
“Jemi të lumtur pasi konstatojmë që Morina vazhdon të jetë një pikë e cila po përmbush më së miri detyrimet që ka në këtë situatë të virusit. Do të thotë vazhdon qarkullimi i lirshëm i mallrave. Si ato që importon Kosova, dhe si ato që vijnë nga Kosova në Shqipëri. Sigurisht autoriteti Kombëtar i ushqimit, inspektorati shëndetësor, drejtoria e higjienës vazhdojnë inspektimet e tyre që në Shqipëri të futen mallra normal dhe në Kosovë të futen mallra me standarde. Kjo është një pjesë e sigurt. E dyta, jemi të lumtur që pjesët e këtyre dy anëve, që shqiptarët e Shqipërisë që punojnë në Kosovë, dhe qytetarët e Kosovës që punojnë në Shqipëri po zbatojnë karantinimin po rrinë në territoret e tyre dhe po sakrifikojnë dhe nuk ka dyndje”, tha z. Hajdari
Ndër te tjera ai tha këtë takim u tha se duhet ketë lehtësira në futjen e mallrave në mes dy vendeve.Për këtë, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se marrë parasysh situatën pandemike, duhet të ketë shkëmbim më të madh tregtar, për çka do te ketë ndikim të mirë për Kosovën e Shqipërinë.
“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të njoftojmë të gjitha bizneset në Kosovë për ato mallra që janë në Shqipëri te cilat mund të blihen këtu dhe e njëjta, do të kërkojmë nga prodhuesit tanë që të na japin ato mallra që prodhohen në Kosovë që të japim në Shqipëri. Që të rrisim këtë tregti në kohe pandemie ngase ju e dini që momentalisht treghet globale janë në problem, sidomos me prodhimin e ushqimit pasi janë ndërprerë linjat e ndryshme. Por kjo tregti mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të të vazhdojë dhe mendoj qe nuk do të ketë problem në furnizim me ushqime, qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë”, deklaroi Haskuka.
I pari i Prizrenit tha se në fillim të përhapjes së COVID- 19 në Kosovë ka pasur problem me furnizim të miellit, por pas shkëmbimit të madh tregtar që është bërë është stabilizuar tregu.
Për këtë u zotua edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili deklaroi se pika kufitare në Morina ka funksionuar më së miri gjatë kësaj kohe.
“Gjithë këto maune që janë këtu dhe dogana e Morinës ka funksionuar më së miri edhe pse jemi me një pandemi. Prapë se prapë ne kemi biseduar me gjithë aktorët e Kosovës, duke filluar me ato të pushtetit lokal dhe ato të qeverisë qendrore. Kështu që jemi në rrugën e duhur për te funksionuar dhe për te shkëmbyer mallra njëri me tjetrin”, theksoi ai.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi tha se në këtë situate pandemie duhet të minimizohen gjitha problematikat që mund te jenë ne zonën doganore mes Shqipërisë e Kosovës.
“Është e rëndësishme që për popullatën e Kosovës nuk ka munguar asnjëherë furnizimi me të gjitha materialet që vijnë nga porti i Durrësit. Vë ne dukje që sot Kosova merr 70 për qind të gjithë artikujve të rëndësishëm jo vetëm industrial por edhe ushqimor mes kufirit të Shqipërisë. Dhe qytetarët e Kosovës ndihen të sigurt që porti i Durrësit është edhe porti i tyre që në këto dite po punon me intensitet të plot që të mos mungojë asgjë në këto kohë”, u shpreh Minxhozi.
Sipas tij, është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë ne nivel të lartë këtyre ditëve, në mënyre që të realizojnë detyrimet e tyre.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme