Rritet numri i viktimave nga COVID-19, 17 të vdekur në 24 orët e fundit
Numri i vdekjeve nga COVID-19 ka pësuar rritje në vendin tonë gjatë ditëve të fundit. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me virusin 680 qytetarë.
Kjo shifër e vdekjeve nuk është shënuar që prej datës 16 mars në vendin tonë.
Infektimet e reja janë konfirmuar nga 3,937 testime që janë kryer.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 996 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156,674 që nga fillimi i pandemisë.
Rritje ka pësuar edhe numri aktual i të infektuarve në vend, ku 10,103 persona janë të infektuar me COVID-19.
155 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, 21 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë. Qytetarët mbi 18 vjeç mund të vaksinohen në qendrat e vaksinimit.
Statistika (29 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 680
Të shëruar në 24 orë 996
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3,937
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4588
Durrës 980
Fier 893
Shkodër 878
Vlorë 578
Elbasan 524
Lezhë 388
Berat 366
Korçë 273
Kukës 230
Gjirokastër 218
Dibër 187
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus