Blendi Kajsiu: Berisha po i tregon PD-së dhe SHBA-së se ai është pronari i vërtetë i PD-së

29 Shtator 2021 | 21:44

Analisti politik Blendi Kajsiu gjykon se nisma e Sali Berishës është hipokrite pasi nuk synon rikthimin në grupin parlamentar të PD-së, por marrjen e partisë.

Duke komentuar zhvillimet në PD në Euronews Albania për emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Kajsiu theksoi se nisma e Berishës “nuk ka lidhje me demokracinë”.

“Në momentin që ti thua Basha është peng i Ramës, poliagjent i oligarkisë ke thënë se nuk është më kryetar. Kjo s’ka lidhje me demokracinë e brendshme,” – u shpreh Kajsiu.

“Jo! Ai po i tregon PD-së dhe SHBA-ve se ai është pronari i vërtetë i PD-së, që nuk ka vullnet mbi të tijin, se ai mund ta rrëzojë Bashën, dhe do ishte mirë që ta deklaronte qartë këtë dhe mbështetësit e tij ta deklarojnë që janë me Berishën,” – vijoi analisti politik.

Kajsiu vijoi duke analizuar se nëse Berisha do të kërkonte parti demokratike do të duhet të kërkonte vijimin e rrugës proceduriale. Nëse ai do të kërkonte rikthimin në grup parlamentar do të duhet të kërkonte votë në kryesi, më pas apelim për shkelje statuti në Komisionin e Ankesave dhe Apelimit.

“E imagjinoni precedentin që çdokush që përjashtohet nga grupi parlamentar të mbledhë Kuvendin,” – vijoi Kajsiu duke e konsideruar pa sens, hipokrit dhe qesharak nismën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Paralelisht Kajsiu vijoi duke kritikuar dhe Bashën me deklaratën se “nuk do ketë Kuvend Kombëtar që do të shyqrtojë vendimet e SHBA”. Ai e konsideroi këtë sjellje të tij si “berishizëm” dhe që bie ndesh me statutin.

“Është absurde politikisht të thuash se nuk lejoj anëtarësinë e PD-së sepse s’më pëlqen rezultati që mund të dalë, me këtë logjikë Rama mund të thotë s’kam pse bëj zgjedhje se s’më pëlqen sepse ju mund të votoni Berishën,” – tha Kajsiu.

Sipas Kajsiut është shpresë për demokracinë e vendit dalja e nismave të reja “jashtë berishizmit në PD” për aq kohë sa, sipas tij, edhe Basha po tregon sjellje “berishiste”. Në këtë pikë ai iu referua nismave të ndërmarra nga disa grupe në PD për të kërkuar ndryshime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026