Sfida me COVID-19, mjeku Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë në Euronews Albania
Pandemia globale e COVID-19 ka shkaktuar pasoja të rënda në të gjithë botën, ndërsa edhe vendi ynë vijon të përballet me agresivitetin e saj. Mjeku infeksionist shumë i njohur për publikun shqiptar, Pëllumb Pipero ka folur me detaje për këtë pandemi në Euronews Albania.
Ai tha se rënia drastike e numrave të personave të infektuar me COVID-19 është lajm optimist, por shtoi se është akoma herët që të nisë festa. I pyetur nga gazetarja Esmerlada Mulaj se kur pritet rritja e i kurbës së pandemisë në Shqipëri, zoti Pipero tha se kjo kurbë ka ndodhur javën e kaluar. Sipas tij, në vazhdim do të këtë raste të reja, por shtoi se ato do të jenë në një segment më të kufizuar në krahasim me javën e kaluar, kur numri i të prekurve kaloi mbi 20 pesona.
“E kemi pritur si lajm optimist, por është shpejt për t’u gëzuar. Unë kam menduar se kjo javë do të ketë ulje të numrave, por jo shumë të madhe. Do jetë si të thuash si një sheshpushim. Kjo është një ecuri logjike e kurbave e epidemive në përgjithësi. Natyrisht, numrat do të kenë luhatje, një ditë më poshtë dhe një ditë më lart, por do të jetë gjithnjë poshtë asaj që ne e kemi quajtur pikun e numrave. Unë besoj që pikun kurba tek ne e ka arritur javën e kaluar. Gjithsesi është një lajm i mirë, sepse ishin rreth 180 mostra dhe kanë qenë vetëm 6 pozitive. Pra, do të thotë së është zgjeruar numri i kontakteve dhe përqindja e pozitivitetit ka rënë. Kjo është logjika e kësaj shifre”, tha Pipero.
Mjeku tregoi mbi gjendjen shëndetësore të qytetarëve që janë të shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT, dhe atë COVID-2 “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ai u shpreh se gjendja e të shtruarve është stabël, duke përjashtuar tre apo katër raste që sipas tij, janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Gjendja e të shtruarve është stabël. Natyrisht kemi raste në shërim e sipër dhe besoj se edhe sot do të ketë pacientë të tjerë që do të lënë spitalin. Kur them të shëruar, themi në një farë mënyrë të çliruar nga simptoma, dhe nga sëmundja, por edhe nga covidi, pasi personat janë negativë në fund të procesit, por ata duhet që të jenë edhe 2 javë në shtëpi dhe të kujdesen për veten. Ndërkohë, kemi pacientë të tjerë që vazhdojnë të luftojnë me sëmundjen së bashku me, duke u paraqitur nga forma nga mesatare, të lehta, të rëndë apo dy apo tri raste mjaft të rënda”, shtoi ai.
I pyetur për gjendjen shëndetësore të doktorëve të prekur nga COVID-19, doktor Pëllumb Pipero tha se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.
“Do më lejoni të mos përmend emra doktorësh. Gjendja shëndetësorë e tyre është stabël dhe e mirë”, tha Pipero.
Gjithashtu në komentin e mjekut infeksionsit nuk munguan lajmet e mira. Zoti Pipero theksoi se Shqipëria ka kaluar gjysmën e parë të kësaj pandemie, ndërsa tha se gjysma tjetër do të zgjasë më shumë në kohë, por nuk do të jetë kaq agresive sa pjesa e parë.
“Besoj se kemi kaluar gjysmën e parë të kësaj kurbe të epidemisë, që ishte më e vështirë, gjysma tjetër do të jetë më e gjatë por do të ketë më pak numra. Çka do të thotë jo të festojmë dhe të gëzojmë, sepse është herët, por duhet të respektojmë rregullat e qeverisë dhe këshillat tona. Pra, duhet të përgatitemi, sidomos pensionistët dhe të sëmurët kronikë, që të qëndrojnë më gjatë në shtëpi dhe të gjithë të tjerët duhet të respektojnë rregullat”, shtoi ai.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë