Seriali korean kryeson listën e shikueshmërisë në 80 vende
Squid Game një thriller me tematikë mbijetesën është aktualisht shfaqja televizive më e shikuar në gati 80 vende, duke e bërë atë serialin e parë origjinal korean që po kryeson listat.
Deri këtë muaj, seriali më i shikuar jo-anglez i Netflix ishte “La Casa De Papel”, një dramë kriminale spanjolle.
Megjithatë tani në çdo rrjet social po flitet rreth thrillerit të ri Korean që është bërë një hit që nga koha kur u publikua në Netflix dy javë më parë (17 shtator).
Në “Squid Game”, një grup me 456 persona luajnë një lojë e cila u kushton jetën nëse humbin, por në të njëjtën kohë kanë mundësinë të largohen me rreth 39 milionë dollarë nëse fitojnë një seri prej gjashtë lojërave.
Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare, mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash për fëmijë të manipuluara.
Seriali është ide e skenaristit koreano-jugor Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të nënta episodet.
“Njerëzit janë të dhënë pas ironisë se rrezikojnë jetën e tyre për të fituar një lojë fëmijësh. Lojërat janë të thjeshta, kështu që ata të cilët e shohin mund të fokusohen më shumë në karakteret se sa në atë se sa komplekse janë rregullat e lojës” tha regjisori i “Squid Game” në një intervistë.
Një nga avantazhet e mëdha që ka Squid Game mbi seritë e tjera në gjuhë të huaj është se është publikuar në të gjithë botën me një version të dubluar në anglisht.
Seriali korean – i përqendruar në një lojë brutale të mbijetesës – është në rrugën e tij për të mposhtur romancën “Bridgerton” për t’u bërë seria më e madhe origjinale e platformës transmetuese e të gjitha kohërave.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus