”Shqiponjat” kundër Covid-19, policia në gatishmëri, prioritet ndërgjegjësimi i qytetarëve
Krahas mjekëve që janë në front të parë kundër koronavirusit edhe policia e shtetit prej gati 1 muaji është në gatishmëri të përforcuar. Euronews Albania ka ndjekur sot nga afër punën e forcës së posaçme Shqiponja sa i takon patrullimeve dhe prioritetit të tyre që është ndërgjegjësimi i qytetarëve.
Ora po shkon 13. Është koha të njoftohen qytetarët për kufizimin e lëvizjeve dhe ndalimin e qarkullimit.
Edhe pse prej një muaji kanë rënë ndjeshëm ngjarjet kriminale dhe aksidentet, policia tashmë ka një detyrë tjetër, të ruajë qytetarët nga përhapja e Covid-19. Florjani është një efektiv që çdo ditë është në kontakt me qytetarët, të cilëve i kërkon mirekuptim.
“Që në datën 13 mars jemi në gatishmëri të përforcuar dhe kemi patur shumë ngarkesë. Kemi patur mirekuptim nga ana e qytetarëve por synimi i jonë nuk është të vendosim gjoba. I kemi kuptuar qytetarët që lëvizin për të bërë pazar apo për të shkuar në farmaci por kemi patur edhe raste kur kemi ndaluar qytetar dhe na kanë thënë që kemi dal për një xhiro. Kjo nuk është normale dhe nuk është toleruar nga ana jonë,” thotë për Euronews Albania, Florjan Demçe, efektiv i njësisë së posaçme “Shqiponja”.
Shiponjat apo shërbimet shigjeta siç njihen efektivët e kësaj njësie me motocikleta, janë të pajisur me masa mbrojtëse, megjithatë frika, sidomos për familjarët e tyre mbetet.
“Përveç mjekëve që janë në front të parë edhe shërbimet e policisë janë të angazhuara në maksimum këtë periudhë. Të gjitha shërbimet janë të pajisura me paska dhe doreza dhe edhe gjatë patrullimeve edhe me motor ruhet distance por efektivët e policisë janë në kontakt me shume njerëz gjatë ditës dhe pas shërbimit shkojnë në banesa dhe sigurisht është edhe frika e transmetimit tek familjarët,” thotë Krenar Gjokutaj, shef i njësisë së posaçme “Shqiponja”.
Problem mbeten edhe të rinjtë që nuk e kuptojnë rrezikun që i kanoset duke qëndruar indiferent ndaj thirrjeve të autoriteteve.
“Mbetet shqetësuese edhe sjellja e të rinjve që grumbullohen ne brendësi të lagjeve apo në zona të gjelbërta që është nje veprim i gabuar dhe në këtë moment kemi një njoftim nga salla operative për në rrugën Mine Peza ndaj duhet të largohemi. Ju faleminderit nga ana e juaj”, përmbyll intervistën z. Florjan Demçe.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5