Rusia shpall ‘non grata’ sekretarin e ambasadës së RMV në Moskë
Moska ka shpallur “non grata” sekretarin e dytë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë, si reagim ndaj vendimit të ngjashëm të Shkupit në muajin gusht.
“Më 4 tetor, Olivera Chaushevska-Dimovska, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, u ftua në Ministrinë e Jashtme të Rusisë dhe ju komunikua se një anëtar i ambasadës është shpallur “non grata”.Kjo masë është marrë si një përgjigje të vendimit të pabazuar të Maqedonisë së Veriut, e cila shpalli non grata një diplomat të ambasadës ruse”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Nga MPJ shtojnë se “vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për të dëbuar diplomatin që u delegua kohët e fundit në Federatën Ruse, është një vendim politik reciprok pa asnjë bazë.
Për dëbimin e mëparshëm të diplomatit rus nga RMV, u paraqitën prova të regjistruara për veprimet e tij në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
“Prandaj, lëvizja e palës ruse është plotësisht e pabazuar dhe do të ndikojë negativisht në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Derisa MPJ të dërgojë Ambasadorin e ri të akredituar në Federatën Ruse, i cili ka kaluar të gjitha hapat për referim, detyrat e tij do t’i kryejë personi përgjegjës”, thonë nga MPJ.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta