Gazetari Pajaziti: Për herë të parë në RMV kemi koalicione ndëretnike
Naser Pajaziti, gazetar në Maqedoninë e Veriut shprehet se në zgjedhjet lokale do të ketë për herë të parë koalicione ndëretnike.
Ai thotë se gjatë fushatës vihet re ulje e notave nacionaliste dhe partitë po luajnë kartën e qytetarisë.
Për herë të parë dy parti të opozitës shqiptare, Aleanca dhe Alternativa janë në koalicion me partinë nacionaliste VMRO-DPME.
Kjo aleancë vjen vetëm pak kohë pasi mbështetës të kësaj partie mbanin qëndrime të forta kundër shqiptarëve dhe pati dhunë ndaj Ziadin Selës në parlament.
“VMRO-DPME e ka kuptuar tashmë që nuk mund të fitojë me nacionalizëm në një kohë kur realiteti në Maqedoninë e Veriut është multietnik”, shprehet gazetari.
Sipas Naser Pajazitit këto zgjedhje do të jenë vendimtare për shumë politikanë, një prej të cilëve lideri i opozitës.
Zgjedhjet janë test dhe për Zoran Zaev, i cili do të tentojë të marrë një tjetër votëbesim. Ndërsa në të kundërt do të duhet të masë forcat në zgjedhje të parakohshme.
Partitë shqiptare gjithashtu kanë sfidat e tyre, pasi shumica e liderëve të tyre do të jenë në provë.
Gazetari i “Balkan Talks”, Franko Egro duke iu referuar sondazheve tha se VMRO-DPME rezulton mbi LSDM ndërsa gjithashtu dhe partitë opozitare shqiptare dalin më mirë se sa BDI.
Naser Pajaziti u shpreh se ka një frymë ndryshimi sidomos tek spektri shqiptar pasi BDI ka 20 vite në pushtet. Gjithashtu ka dozë pakënaqësie ndaj qeverisë së Zaev.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta