Shkon në 23 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë një 72-vjeçare
Një paciente 72-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19, ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes në Spitalin Infektiv në QSUT. E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhej në terapi intensive prej disa ditësh.
Gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së enjte, kur edhe është intubuar. Por, pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Mjekët e Spitalit Infektiv bëjnë të ditur se, 72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, si insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm. E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot të ditur se bashkë me rastet e reja numri i personave të infektuar nga COVID-19 ka shkuar në 409 persona. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 234 teste, prej të cilave 9 kanë rezultuar pozitivë.
Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve janë shëruar 11 qytetarë, ndërsa numri i atyre që kanë lënë spitalin ka shkuar në 165. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë, ndërkohë harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë me 6 raste dhe tre raste të tjera në Elbasan.
Lexoni gjithashtu:
Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja në 24 orët e fundit, 165 të shëruar
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur