RinOn rikthen në ekran të rinjtë përballë politikanëve për të nxitur llogaridhënien
Çështjet më të nxehta të aktualitetit që shqetësojnë qytetarët dhe të rinjtë do të marrin zë çdo të premte përmes emisionit RinOn në Euronews Albania në orën 20:00.
Pas suksesit gjatë fushatës zgjedhore ku politikanët nga të gjitha siglat partiake iu përgjigjën drejtpërdrejt shqetësimeve të të rinjve për 60 minuta, të rinjtë rikthehen për të pyetur ballë për ballë vendimmarrësit për tema me rëndësi si ekonomia, arsimi, kultura, mjedisi.
RinOn vjen si bashkëpunim i Kongresit Rinor Kombëtar me Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien në partneritet me Euronews Albania.
Dafina Peçi, drejtore ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar e cilësoi eksperiencën e kaluar një format të suksesshëm i cili i shërbeu kulturës së debatit në vend, ndërsa i dha forcë të rinjve të shprehin mendimet e veta dhe të adresojnë çështje live me aktorët e politikave në vend.
Peçi shpjegoi se të rinjtë kalojnë në një proces të forcimit të kapaciteteve të tyre të debatit dhe hulumtimit përmes Akademisë së Edukimit Politik të Kongresit Rinor Kombëtar.
Tobias Rüttershoff, drejtor i zyrës për Shqipërinë të fondacionit Konrad-Adenauer-Stiftung tha se edhe vetë politikanët kishin tashmë mundësinë të flisnin me të rinjtë për çështjet që shqetësojnë vendin, dhe të mos e bëjnë këtë vetëm duke diskutuar mes njëri-tjetrit.
Stine Klapper drejtore e Friedrich-Ebert-Stiftung në Tiranë u shpreh se RinOn do të shërbejë si një emision ku demokracia do të ushtrohet në mënyrë konstruktive, por edhe kritike përmes temave të të rinjve.
“Llogaridhënia në demokraci nuk ndodh vetëm një herë në katër vjet, në kutitë e votimit, por është e rëndësishme që veçanërisht në periudhën ndërmjet tyre të bëhen pyetjet e duhura,” deklaroi znj. Klapper.
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës