Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të çmimit të biletës, Memaj: S’e përballojmë dot shtrenjtimin e naftës
Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban paralajmëron rritjen e çmimit të biletave.
Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transporteve tha në një intervistë për Euronews Albania se rritja ne çmimit të naftës është një goditje fatale për këtë sektor, që ende nuk ka dalë nga kriza e pandemisë. Sipas tij, rritja e çmimit me 10 ose më shumë për qind gjatë 2 javëve të fundit i ka rritur kostot për transportin publik me të paktën 25 milionë lekë më shumë.
Ai tha se qëllimi i tyre nuk është rritja e çmimit të biletës për qytetarët, por ndërhyrja e qeverisë përmes mekanizmave që mund të bëjnë të përballueshëm për ta çmimin e rritur të naftës, i cili është produkti bazë me të cilin operojnë.
“Kërkojmë nga qeveria uljen e TVSH nga 20 në 6 për qind dhe heqja e taksës së qarkullimit, që është një taksë e padrejtë, 27 lekë për litër pasi ne jemi një sektor në shërbim të qytetarëve. Operatorët e transportit janë në pritje deri në datë 15 tetor dhe nëse nuk do kemi një përgjigje nga qeveria, do vendosim çfarë do bëhet”, tha z. Memaj.
Në një letër dërguar qeverisë, përfaqësues të shoqatës thonë se nëse qeveria nuk merr masa për çmimin e naftës, ata janë të detyruar që të shtrenjtojnë tarifat e shërbimit.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor