Gjashtë të arrestuar për kontrabandë ilaçesh në Tiranë
Gjashtë persona u vunë në pranga nga Policia e Tiranës, ndërsa akuzohen për kontrabandë ilaçesh.
Në mesin e të arrestuarve është një 64-vjeçare, e cila sipas prokurorisë dyshohet të jetë dërguesja e ilaçeve kontrabandë, katër administratorë deposh farmaceutike dhe një tjetër person tjetër.
Të arrestuarit dyshohet se gjatë pandemisë së COVID-19, në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin medikamente kontrabandë.
Sipas informacioneve, hetimet kanë zgjatur dhjetë muaj dhe janë udhëhequr nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Gazetari Eni Ferhati thotë se ndalimi personave të mësipërm është kryer në flagrancë, ndërsa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme ilaçesh, një automjet dhe gjashtë aparate telefonike.
“Kapja e tyre është bërë në flagrancë, ku janë sekuestruar një sasi ilaçesh kontrabandë”, raporton gazetari.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus