COVID-19 dhe çrregullimet mendore, pas kalimit të virusit në disa pacientë shfaqet sëmundja e demencës
Ngarkesa emocionale, frika, dhe mënyra e përjetimit të sëmundjes së COVID-19 dhe pandemisë ka shtuar numrin e personave që i drejtohen spitalit Psikiatrik me çrregullime të shëndetit mendor.
“Padyshim që kemi një rritje të shqetësimeve të karakterit psikiatrik. Është e padiskutueshme që një pacient që nuk ka pasur kurrë probleme psikiatrike, pas kalimit të COVID-19 ose në periudhën e pandemisë, për shkak të stresit të ngarkuar mund të kenë shfaqur për herë të parë çrregullime psikiatrike”, shprehet Irena Thoma, mjeke psikiatër.
Mjekja thotë se pritet një rritje e konsiderueshme e personave që vuajnë nga sëmundja e demencës ose Alcaimer, e cila çon në plakjen e trurit.
“Jo detyrimisht është COVID që shkakton Alcaimer, por ka një lidhje që është e pakundërshtueshme. Një person i cili vuan nga Alcaimer ka një tru që vjen duke u rrudhosur, atëherë fillon të humbasë vezullimin e personalitetit, të karakterit, të bëhet një person me dëmtim përqendrimi, me dëmtim të kujtesës, me dëmtim të aftësisë për t’u kujdesur për veten”, tregon mjekja.
Demenca mund të fillojë me një gjendje depresive, me dëmtim të kujtesës, vështirësi për të marrë informacione të reja, pagjumësi.
Për të shmangur të tilla simptoma, për pacientët që po kalojnë COVID-19 mjekja këshillon që ata të fokusohen në shërimin e tyre dhe jo tek frika.
“Zbatimi i këshillave mjekësorë, trajtimi në mënyrë maksimale ashtu sikurse këshillohet, jep shanse që problemi të kalojë më lehtë”, këshillon mjekja psikiatër.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh