Çlirim Gjata: Propozimet e qeverisë për ashpërsimin e Kodit Penal janë jashtë logjikës
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike zoti Çlirim Gjata në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania foli për propozimin e fundit të mazhorancës për ashpërsimin e Kodit Penal. Ai tha se disa nga propozimet e qeverisë për dënimet ndaj atyre që thyejnë rregullat dhe dalin jashtë janë jashtë logjikës.
“Jemi në gjendje të fatkeqësisë natyrore të shpallur nga qeveria dhe jo në gjendje të jashtëzakonshme pavarësisht se në thelb mund të jenë e njëjta gjë, por ndryshojnë. Gjendja e fatkeqësisë natyrore zgjat vetëm 30 ditë dhe duhet që parlamenti ta shtyjë këtë afat sepse kështu thotë kushtetuta. Shoh që ka disa masa të marra nga qeveria ose më mirë të themi nga kryeministri, të cilat e kalojnë kufirin kushtetues qoftë të kompetencave të tij si kryeministër apo si qeveri, por edhe qoftë te ato që konsiderohen si masa në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore. Një e tillë është ajo e propozimit për kodin penal, ku dalja nga shtëpia dënohet me gjobë ose deri në 10-vjet burg, apo në rastet kur ke përcjellë virusin deri në 15-vjet burg. Këto janë jashtë çdo lloj llogjike”, tha Gjata.
Ai gjithashtu citoi edhe nenin e 17 të Kushtetutws sa i takon kufizimit të të drejtave dhe lirive si më poshtë.
Neni i 17 i Kushtetutës thotë që kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
“Tani kush i kontrollon të gjitha këto, cili është kufiri, deri ku duhet të shkojë qeveria me këto masa. Është një problem i përbotshëm edhe në doktrinën e jurisprudencës që kush e vendos cili është kufiri, deri ku shkon qeveria me masat represive në raste lufte apo në gjendje të jashtëzakonshme apo në gjendjen e fatkeqësisë natyrore etj. Shto faktin që në gjendje normale nuk kishim Gjykatë Kushtetuese dhe aq më keq tani që do të ishte edhe dyfish më e vështirë ku Gjykata Kushtetuese nuk funksionin fare”, tha Gjata për Euronews Albania.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut