Afrim Gashi: Zgjedhjet e 17 tetorit në RMV do të hapin një kapitull të ri për shqiptarët
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative kanë bashkuar forcat në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut. Afrim Gashi, bashkëkryetar i opozitës shqiptare në RMV tha se nëse opozita do të arrijë të fitojë zgjedhjet mund të ketë “zgjedhje të parakohshme ose shumicë të re”.
Gjatë intervistës në emisionin “Balkan Talks”, tha se “Bashkimi Demokratik për Integrim është në pushtet prej 20 vitesh” dhe se e shohin fitoren në zgjedhjet lokale si mbylljen e kapitullit dhe hapjen e një kapitulli të ri.
“Jemi munduar të gjejmë kandidatët më të mirë por nga ana tjetër po i bindim shqiptarët që bëhet fjalë për një proces për një ndryshim në kampin politik shqiptar”, deklaroi z. Gashi.
Ai tha se ka një pakt me VMRO-DPMNE por jo marrëveshje të firmosur. Gashi theksoi se ata nuk pajtohen plotësisht me VMRO-DPMNE siç është rasti i kandidatit të Kumanovës që nuk e kanë përkrahur.
“Nuk kemi marrëveshje të shkruar me VMRO-DPMNE por kemi një pakt për të mos kandiduar aty ku ata maqedonasit fitojnë dhe ata nuk kandidojnë në komunat shqiptare, që nënkupton që mund të përkrahim njëri-tjetrin në mënyrë reciproke”, u shpreh ai.
Sipas z. Gashi duhet të ndryshojë qasja e partive shqiptare ndaj partive maqedonase dhe të mos lejohet që të ketë cenim të interesave kombëtare të shqiptarëve siç ka ndodhur gjatë bashkëpunimit mes BDI dhe VMRO-DPMNE gjatë qeverisjes së Gruevskit. Ai shtoi se nuk duhen lejuar politikë maqedonas me qasje antishqiptare ashtu edhe politikanë shqiptare me qasje antimaqedonase pasi bëhet fjalë për një shtet multietnik.
“Kjo është qasja që duhet të kemi me partitë maqedonase dhe këtu nuk duhet të bëjmë dallim edhe me VMRO-DPMNE dhe LSDM. Nëse ato kanë qasje momentale apo në çfarë do momenti politik shfaq elemente antishqiptare ne nuk duhet të heshtim pavarësisht koalicioneve apo interesave për të qenë bashkë në qeveria po në pushtetin lokal. Janë disa gjëra për të cilat nuk duhet heshtur dhe këtu është mëkati i BDI”, u shpreh z. Gashi.
Ai tha se realiteti politik imponon bashkëqeverisje me maqedonasit por nuk duhet heshtur për veprime kundër shqiptarëve. “Duhet të kemi interesin kombëtar shqiptar dhe të bashkëpunojmë aty ku mund të realizojmë interesat dhe kur ata shfaqin rezerva duhet t’i prishim koalicionet”, përfundoi z. Gashi.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta