Qytetarët në Shkodër paralajmërojnë protestë kundër rritjes së çmimeve
Në Shkodër ditën e sotme është paralajmëruar një protestë e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.
Tubimi qytetar pritet të nisë në orën 17:00, ndërsa organizatorët kanë shpërndarë njoftime në rrjetet sociale, ku thuhet se protesta ka si qëllim kundërshtimin e rritjes së çmimit të karburanteve, energjisë dhe ushqimeve.
Një ndër organizatorët e protestës, Mirsad Basha tha për Euronews Albania se rritja e çmimeve ka shqetësuar mijëra familje shkodrane.
“Është një shqetësim i madh civil, një shqetësim qytetar, që ka të përfshire qindra dhe mijëra familje”, tha ai.
Ai apelon tek autoritetet shtetërore dhe kërkon prej tyre të ulin çmimet e ushqimeve dhe karburanteve.
“Ka dy javë që çmimet janë rritur. Me këto lëvizje civile dhe për fat të mirë është një lëvizje qytetare dhe nuk ka flamuj partish. Me këtë lëvizje, shpresoj që zëri i tyre ka për t’u dëgjuar, që të bëhet ndonjë politikë ekonomike”, tha ai.
Qytetarët dhe shoqëria civile kanë zhvilluar dy protesta para kryeministrisë, ndërsa kanë përsëritur thirrjet për uljen e çmimeve për produktet e shportës.
LEXONI GJITHASHTU:
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
Përballimi i të nxehtit, sfidë e përditshme për shumicën e pensionistëve
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
- 18:39 Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh