Pedagogia thotë se studentët duhet të respektojnë udhëzimin, i riu: Do të ngre padi
Pedagogia Klodiana Beshku dhe studenti Arjon Kucuku përplasën mendimet në studion e “Mirëmengjes” sa i takon vaksinimit të detyrueshëm para nisjes së vitit akademik.
Beshku tha se nuk ka pse të thyejë rregullat dhe se askush që nuk ka bërë vaksinën nuk do të hyjë në auditor, ndërkohë që Kucuku deklaroi se do të ngrejë padi nëse nuk lejohet të ndjekë orën mësimore.
Sipas studentit hapat ligjor do të ndërmerren në përputhje me diskriminimin, pra nuk ka pse t’i jepet e drejta për arsimim vetëm atyre që kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID.
Nga ana tjetër pedagogia sqaroi se pavarësisht dëshirës për të dhënë mësim me gjithë studentët fizikisht do të ndiqte me rigorozitet protokollin e caktuar.
“Në këto raste nëse secili nga ne do të bënte sipas dëshirës, pra do të kishte hapësirë për interpretim, unë them që kjo do të krijonte kaos. Rregullat prandaj janë vendosur që të dalin mbi kaosin,” – përfundoi Beshku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh