Rolling Stones heqin nga turneu këngën për tmerret e skllavërisë
Pas 50 vjetësh, Rolling Stones kanë hequr këngën “Brown Sugar” nga diskografia e tyre, sepse fjalët e saj përshkruajnë tmerret e skllavërisë si dhe seksualizojnë gratë e reja me ngjyrë.
Themeluesi i grupit, Mick Jagger, cilësoi se “Brown Sugar” është luajtur çdo natë që nga viti 1970. Ai tha se “Kënga do të hiqet tani për tani dhe do të shohim se si shkon. Por ne mund ta vendosim përsëri”.
Grupi nuk e përfshiu këngën e vitit 1971 në turneun e tyre aktual “No Filter”, në SHBA dhe tashmë Keith Richards ka konfirmuar se klasiku i muzikës blues është hequr nga formacioni. Megjithatë Keith Richards shpreson të jetë në gjendje të luajë një version të këngës në të ardhmen.
“Brown Sugar” ishte deri më tani në vendin e dytë midis këngëve të Rolling Stones më të prezantuara në skenë nga grupi: plot 1.136 herë.
Sipas revistës “Rolling Stone”, ajo u luajt për herë të fundit në Majami më 30 gusht 2019.
Krahas heqjes së këtij hiti, “No Filter” është turneu i parë për grupin që nga vdekja e bateristit Charlie Watts.
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës