Mungesën e besimit të qytetarëve tek partitë, Elisa Spiropali e sheh tek paaftësia e politikës për konsensus

14 Tetor 2021 | 21:36

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin thotë se besimi i ulët i qytetarëve tek partitë politike lidhet me disa faktorë dhe më kryesorja është “paaftësia për të arritur konsensus për çështje me interes madhor”.

Znj. Spiropali gjatë emisionit “Barometri” ku u prezantuan të dhënat e sondazhit më të fundit për besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet, tha se e shikon si pozitiv faktin që policia dhe qeveria janë mes 5 institucionet më të vlerësuara.

Besimin e lartë tek ndërkombëtarët, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e lidhi dhe me faktin se për reformën në drejtësi qytetarët i kanë shpresat tek ambasada amerikane dhe delegacioni i BE-së.

“Do të jetë e pandryshuar për disa vite për shkak të disa arsyeve për shkak edhe të paaftësisë sonë kur vjen puna për konsensusin politik. Shumë herë kemi bërë përkthyesin për çështje që na takojnë t’i zgjidhim vetë. Mungesa e konsensusit për çështje madhore ka prodhuar nevojën e një arbitri që kanë qenë ndërkombëtarët”, deklaroi ministrja.

Sipas znj. Spiropali është interesante që qeveria dhe policia janë institucionet ku qytetarët besojmë më shumë edhe pse janë më të sulmuarat nga opozita.

“Policia tej mase e sulmuar dhe anatemuar nga opozita po ashtu edhe qeveria, shqiptarët besojmë. Surpriza nuk janë tre të parët, por surpriza është policia dhe qeveria. Qytetarët besojnë më shumë tek policia dhe qeveria më shumë se sa tek opozita dhe media. Ky është lajmi”, deklaroi deputetja e PS.

LEXONI GJITHASHTU:

Partitë politike, institucioni më pak i besuar nga shqiptarët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025