Strategjia e mazhorancës dhe opozitës për mjedisin, zv.ministrja Çuçi dhe deputetja Ulliri përballë të rinjve

15 Tetor 2021 | 20:26

Mjedisi ishte në qendër të emisionit më të ri në Euronews Albania RinON.

Studentët Eridiola Biba dhe Diogjen Kolici ishin përballë zv.ministres së Turizimit, Ornela Çuçi dhe deputetes së PD Andia Ulliri, për të zbuluar cila është strategjia e mazhorancës dhe opozitës në mbrojtje të mjedisit.

Sipas zv.ministres, Shqipëria ka bërë punë të mirë në përafrimin e kuadrit ligjor me atë të BE sa i takon çështjes së menaxhimit të mbetjeve çka ka bërë që sot sipas saj, 70 për qind e popullsisë t’i çojë mbetjet në një pikë optimale sanitare.

“Më parë mbetjet shkonin në lumë me vendim të këshillave bashkiakë. Kështu e gjetëm Shqipërinë në 2013, me 130 vende depozitimeve buzë lumit dhe 40 pranë zonave të mbrojtura.

Kjo është bërë, ka ende probleme, pasi vijmë nga një kulturë  mosmenaxhimi e gjatë. Tashmë dalim me një platformë për të mbyllur venddepozitimet historike duke bashkëpunuar me bashkitë”, tha ajo.

Deputetja e PD, Andia Ulliri tha se qeveria ka dështuar me strategjinë e menaxhimit të mbetjeve dhe personifikimi i kësaj situate sipas saj janë inceneratorët, një çështje e denoncuar nga PD. Ajo tha se PD nuk mendon që inceneratorët janë vendim i gabuar, por që nuk janë në zbatim për shkak të aferave korruptive.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote

Izmira Ulqinaku, kandidate e “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak Shkodër tha në emisionin RinVote në Euronews Albania se mandati i Bardh Spahisë i fituar nga...
19:50 | 05/05/2023

Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Dibrës, Ismail Uka është shprehur i  bindur se do të fitojë zgjedhjet e14 majit. Në një intervistë për RinVote”...
20:50 | 28/04/2023

Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit

Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi, ka premtuar se Rruga e  Arbrit do të përfundojë në shtator të këtij viti. I ftuar në emisionin “RinVote” në...
20:13 | 28/04/2023