Rekord infeksionesh në një ditë, 79 raste të reja në Kosovë, totali i infeksioneve shkon në 362
Shtatëdhjetë e nëntë raste të reja të infektuara me COVID-19 janë konfirmuar në orët e vona të së dielës, në Kosovë, numri më i madh i të infektuarve në një ditë, që kur u shfaq pandemia. Rastet e reja të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, e çojnë në 362 numrin e përgjithshëm të infeksioneve me këtë sëmundje.
Nga 79 pacientët e diagnostikuar të dielën, gati gjysma e tyre, 35, janë nga komuna e Ferizajt, 16 nga komuna e Prizrenit, nga 6 raste të reja në komunat Hani i Elezit dhe Vitia, 3 nga Gjilani, nga 2 në Malishevë e Vushtrri, si dhe nga 1 në komunat Skenderaj, Klinë, Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Kamenicë.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 59 pasi të dielën është konfirmuar shërimi i një pacienti. Ndërsa nga virusi kanë humbur jetën 7 persona. Deri tani, janë testuar 3256 mostra të dyshimta për COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të kontaktit me të infektuarit, që po mbahen nën mbikëqyrje nga IKSHP-ja është 4795.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta