Pedagogia Mëniku: Mësimi në auditorë do të zhvillohet me grupe më të vogla

19 Tetor 2021 | 08:43

Pedagogia e gjuhës shqipe, Linda Mëniku u shpreh për Euronews Albania se mangësitë që la mësimi online do të ndihen ndër vite.

Pedagogia nënvizoi se mësimi online, relativisht ka qenë efektiv deri në një farë pike.

“Mësimi online varet shumë edhe nga dega. Në disa lëndë mësimi online nëpërmjet teknikës më rezultoi të ishte pak më ndërveprues”, u shpreh znj. Mëniku, teksa shtoi se pedagogu mund të gjejë një formë për t’i mbajtur studentet të vëmendshëm edhe gjatë mësimit online.

Sa i përket procesit të mësimit në auditorë, pedagogia tregoi se për të ruajtur distancën dhe për të respektuar masat anti-COVID, mësimi do të zhvillohet me grupe më të vogla.

Sipas saj, e gjithë kjo përkthehet në punë dyfish për pedagogët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022