Ndryshimet kushtetuese, Balla: Jemi 100% të hapur për të diskutuar mbi propozimet e PD-së

19 Tetor 2021 | 11:17

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se socialistët janë të hapur për të diskutuar mbi të gjitha propozimet që vijnë nga selia blu për ndryshimet kushtetuese.

“Jemi 100% të hapur për të diskutuar të gjithë propozimet që vijnë nga Grupi Parlamentar i PD-së. Në këtë fazë të procesit ajo që vlen është se propozimet përmbushin kushtet që ka vendosur Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit”, u shpreh Balla.

Deputeti nënvizoi se çështja e zgjatjes së afatit të KPK-së nuk mund të bëhet pjesë e debatit politik.

“Çështja e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të KPK-së dhe komisionarëve të Vettingut është një çështje që nuk është çështje e jona, është një çështje shumë teknike për të zgjatur mandatin e këtyre dy institucioneve për të garantuar një proces të njëjtë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në procesin Vettingut. Si i tillë natyrshëm e kam thënë që dua ta ruaj këtë nivel teknik dhe të mos bëhet pjesë e debatit politik”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se “është hap i rëndësishëm fakti që në Kuvend kemi një opozitë që ushtron mandatin duke ardhur me propozime konkrete”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026