Gjykata Kushtetuese rikthen për shqyrtim çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit

19 Tetor 2021 | 16:10

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për shqyrtim çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, duke caktuar datën 2 nëntor për rihapjen e seancës.

Në njoftimin e shpërndarë për media Kushtetuesja sqaron se me dërgimin një ditë më parë të opinionit nga ana e Komisionit të Venecias, gjykata vlerësoi se duhet të rihapet seanca plenare publike, ‘pasi me ardhjen e opinionit ka rënë shkaku i masës së pezullimit të shqyrtimit të çështjes’.

Në muajin qershor, Gjykata Kushtetuese kërkoi mendimin e Venecias lidhur me çështjen e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, të cilat u mbajtën pa opozitën.

Padia në Gjykatën Kushtetuese u bë nga Shoqata e Bashkive e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi shpalljen e tyre të pavlefshme.

Kushtetuesja kërkoi mendimin e Venecias duke argumentuar se çështja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve është një rast unik për drejtësinë shqiptare dhe kërkon mendim më të specializuar.

Në opinionin e Komisionit të Venecias, të zbardhur disa ditë më parë, thuhet mes të tjerash se shqyrtimi i vlefshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit nuk përfshihet në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026