6 vjet luftë me kancerin, Drita Mlloja thirrje grave dhe vajzave: Bëni kontrolle
Kjo është Drita Mlloja, 53 vjeçe nga njësia administrative e Dajçit. 6 vite më parë një gjëndër u shfaq në gjirin e saj, dhe jeta i mori një tjetër drejtim.
“Nga biopsia zbulova se ishte kancer. Më pas u operova në Tiranë dhe kam kryer 6 herë kimioterapi”, tregon Drita.
Fillimi ishte shumë i vështirë dhe në disa momente ndjeu frikë për jetën, por asnjëherë nuk iu nënshtrua sëmundjes pasi luftoi për të dashurit e saj .
“Momenti i parë shumë i vështirë, por me ndihmën e Zorit dhe familjes jam sot këtu”, shprehet 53-vjeçarja.
Pas 6 vitesh Drita ia doli, ndonëse vijon kontrollet periodike pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës. Forcën dhe optimizmin me të cilën përballoi sëmundjen dëshiron ta përcjellë si mesazh për të gjitha gratë.
“U bëj thirrje të gjithë nënave, grave dhe vajzave që të bëjnë kontrolle dhe të luftojnë nëse kanë fatin e keq të preken pasi jeta është e bukur”, bën thirrje Drita.
Drita sot buzëqesh sërish pranë familjes së saj pasi zbuloi në kohë sëmundjen e rëndë. Por sa janë të sensibilizuara gratë në Shkodër për këto kontroll? Valmira Gjonaj është mjeke që kryen mamografinë pranë spitalit rajonal të Shkodrës .
Mjekja thotë që ka një sensibilizim të grave për të kryer kontrollet periodike , por duhet që këto vizita të jenë më të shpeshta .
“Nuk ka një interes të vazhdueshëm, zakonisht në muajin tetor kemi fluks. Ne u bëjmë thirrje që të vizitohen pasi vetëm ekzaminimi na lejon ta luftojmë kancerin e gjirit”, shprehet mjekja.
Gjatë muajit Tetor ka një numër të shtuar të grave që paraqiten për të bërë kontrolle me vizita që variojnë nga 50-70 në ditë ndërsa në total për këtë muaj janë rreth 800 vizita.
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
Përballimi i të nxehtit, sfidë e përditshme për shumicën e pensionistëve
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
- 18:39 Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh