Zgjatja e afatit të vetingut, Shella debaton me Ndrecën: S’preket Kushtetuta për skadimin e afatit të 5 njerëzve
Gerti Shella, drejtor ekzekutiv, INFOCIP dhe avokati Plarent Ndreca debatuan gjatë emisionit Now, në Euronews Albania lidhur me ndryshimet në Kushtetutë për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut.
Sipas Shellës, Kushtetuta si kontrata shoqërore mes atyre që qeverisin dhe atyre që qeverisen, nuk mund t’i nënshtrohet ndërhyrjeve edhe për gjëra që sipas tij nuk janë themelore por vijnë nga nevoja të ditës.
Kushtetuta, tha Shella nuk mund të preket për skadimin e punës së 5 personave të cilët në radhë të parë duhet të japin llogari pse nuk e bënë punën e tyre.
Nga ana e tij, avokati Plarent Ndreca pranoi faktin se ndërhyrjet e shpeshta në Kushtetutë nuk janë korrekte duke qenë se ajo është një kontratë shoqërore që nuk duhet ndryshuar shpesh. Por zgjatja e afateve të organeve të vetingutm, tha ai, është një kërkesë e ardhur nga OMN dhe jo vendim. Sipas tij, pandemia bllokoi për 1 vit organet e vetingut, ndaj zgjatja e afatit të tyre është domosdoshmëri.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës