Vetingu, avokat Visha: Subjektet politike nuk mund të marrin iniciativë pa folur me ekspertët
Për juristin Saimir Visha çdo ndërhyrje e ndërkombëtarëve për ndryshimin e Kushtetutës është e gabuar.
Ai tha se nëse do të kërkohet të zgjatet afati i Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, atëherë do të thotë se nuk kemi besim tek Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
“Nëse do të heshtim do të heshtim përballë një argumenti se duhet një ndryshim kushtetuese dhe çdo 2-3 vjet që nuk ka ndodhur asnjëherë në një vend të BE, jemi vetmi vend që ndërhyjmë kaq shpesh. Ne duhet të dëgjojmë ekspertët, përse ata arritën në këtë pikë ku nuk përmbushën vetingun për 700 subjekteve. Cila është arsye sepse i patën të gjitha mundësitë për 5 vjet e gjysmë. Parlamenti kërkon zgjatje me 2 vjet e gjysmë. Po nëse sërish nuk i përmbushin?”, tha avokati Visha.
Ai theksoi se partitë politike nuk duhet të marrin iniciativa pa dëgjuar ekspertët. Visha foli për interesa monetare duke iu referuar në mënyrë specifike Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Sipas avokatit nëse kjo “barrë” nuk merret nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor do të thotë se reforma në drejtësi nuk ka sjellë besim.
“Në 31 vite, Kushtetuta mund të jetë prekur 50 herë”, u shpreh avokati duke shtuar se nuk duhet pranuar një ndërhyrje emocionale apo nevoja për “Pazar” duke marrë reformën në drejtësisë dhe dhënë reformën territoriale.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet