Vettingu i politikanëve, Basha: Fillimisht në sitën e SPAK, kryeministri, deputetët dhe kryetarët e bashkive
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se institucioni i SPAK-ut duhet të kryejë Vettingun e politikanëve, në mënyrë që të bëhet shkëputje e krimit të organizuar nga politika.
Gjatë një konference për mediat Basha theksoi se SPAK duhet të marrë si fillim më shumë se 200 politikanë të lartë, deputetë, kryetarët e bashkive, kryeministrin, kreun e kuvendit dhe t’i fusë në sitën e kontrollit të imtësimesh, sa i përket lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar.
Ai sqaroi se hetimet për politikanët duhet të bëhen edhe sa i përket pasurive të tyre, familjarëve të tyre, të personave të tjerë që mund të mos jetë familjarë, por administrojnë pasuri të paligjshme të njerëzve të politikës.
“Shqipëria e ka të domosdoshme që të ndërmarrë një hap për të pastruar politikën nga influenca e krimit të organizuar që shkon deri në praninë e njerëzve të krimit të organizuar në politikë”, theksoi Basha.
Kreu i demokratëve tha më tej se Vettingu i politikanëve nuk është vetëm interes i Partisë Demokratike, por është interes kombëtar.
“Jam i bindur që nuk ka socialistë të ndershëm, çfarëdo të mendojë për mua apo PD-në, që mos të më japë të drejtë kur numëron kacidhet në fund të muajit dhe sheh “bosët politikë” të zhytur në luks në Shqipëri dhe në restorantet më të shtrenjta të botës. Për të mos folur për demokratët, në raport me këtë qeveri, por edhe në raport me llumin e qeverisë tonë se dhe ne kemi pasur llumin tonë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania