Banka Botërore: Qeveria të rishikojë asistencën sociale pas rritjes së çmimeve

21 Tetor 2021 | 14:23

Qeveria e Shqipërisë duhet të rishikojë skemën e asistencës sociale për familjet në nevojë, thotë Banka Botërore.

Kriza e energjisë dhe rritja e çmimeve po vështirësojnë kushtet e jetesës dhe pamundësia për të blerë produktet e shtrenjtuara, do të thellojë nivelin e varfërisë. 

“Duke parë ritmin e rimëkëmbjes pas pandemisë, Banka Botërore i sugjeron qeverisë shqiptare, të mos mbështetet vetëm te ndërtimi, por të investojë në edukim, inovacion dhe në ekonominë e gjelbër”, tha Hilda Shijaku, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore.

Në raportin e prezantuar këtë të enjte, Banka Botërore llogarit se pas tkurrjes me 4 për qind në vitin 2020, rritja e PBB-së do të jetë 7.2 % sivjet, dhe do të mbështetet kryesisht te konsumi, turizmi dhe ndërtimi.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026