Psikiatrja: Prindërit ‘i fshehin’ fëmijët autikë nga frika e paragjykimeve, ndërhyrja e hershme jep rezultat

21 Tetor 2021 | 17:12

Psikiatrja Elona Dashi tha për Euronews Albania se ‘standardi i artë’ për të ndihmuar fëmijët me spektrin e autizmit është ndërhyrja e hershme.

Sipas saj, nëse kjo ndërhyrje nis rreth moshës 24-36 muajsh rezultatet do të jenë më të mirë dhe sa më vonë të nisë kjo ndërhyrje shanset për të marrë rezultate zvogëlohen.

Psikiatrja tha se në Shqipëri ende prindërit e fshehin nga komuniteti diagnozën e fëmijës së tyre, të ndikuar nga stigma, por shtoi se vitet e fundit diçka ka nisur të lëvizë në këtë drejtim.

“Ka një lëvizje pozitivisht vitet e fundit, sepse po bëhet një luftë mediatike për këtë problem, por shumica e herëve ndodh që kontakti i parë me psikiatrin për këta fëmijë të jetë relativisht vonë.

Ajo u shpreh se çiftet me fëmijë autikë duhet të marrin ndihmë psikologjike edhe për veten e tyre, pasi marrja e një diagnoze ka një ngarkesë të madhe emocionale, sjell konflikte në çift e ndonjëherë deri në divorc.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026