Vdekjet nga COVID, mjekët zbulojnë arsyet pse shifra reale mund të jetë më e lartë
Shifrat zyrtare të Shqipërisë për infektimet me COVID-19 janë 180 mijë persona deri tani, por siç edhe tregon studimi i Euronews Albania dhe MRB, numri real është shumë herë më i lartë, rreth 830 mijë.
Indirekt kjo sugjeron që edhe numri i vdekjeve zyrtare që deri tani është 2,855, realisht mund të jetë më e lartë.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se metodologjia e përdorur nga Shqipëria e ngushton numrin e vdekjeve zyrtare.
“Duhet tampon pozitiv, humbje jete në spitale të njohura, është shumë i ngushtë përkufizimi për vdekjet me COVID. Është një numër më i lartë realisht. Ndërkohë që ne bënim 4-5 teste, Kosova bënte 12 mijë teste. Si rrjedhojë gjen trefishin e njerëzve dhe rritet”, tha ai.
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe shprehet se në këtë rast ka një tjetër metodë që çon në zbulimin e numrit real të vdekjeve nga COVID-19 dhe sipas tij duhet gjetur teprica vdekjeve.
“Përcaktimi më i përbashkët është teprica e vdekjeve që ka ndodhur në periudhën e pandemisë dhe para pandemisë. Nëse marrim 5 vitet e fundit dhe bëjmë mesatare, po themi 22 mijë dhe nëse në 2020 kemi 25 mijë vdekje, del që 3 mijë janë nga COVID”, deklaroi mjeku.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania