Bushati: Figura e kreut të PD zvogëlohet përditë. Haxhiu: Berisha ka betejë personale ndaj Bashës
Me nisjen e legjislacionit të ri në Parlament, Sali Berisha pas shpalljes “non grata” po zhvillon një betejë në terren ndërsa Lulzim Basha e ka përqendruar protagonizmin e tij në sallën e Kuvendit.
Për analistin Andi Bushati kemi një “lider të rremë në Parlament” dhe në kushtet kur u mposht kur ishte i bashkuar me LSI dhe kishte Berishën në krah, po tregohet se nuk gëzon as mbështetjen e bazës së PD.
“Berisha po tregon se ka bazën e partisë. Nëse shohim pikturën e madhe të asaj që ndodh realisht në politikë ne vendit, përditë e më shumë figura e Lulzim Bashës zvogëlohet. Nuk ka mbështetje popullore për t’u përballur me regjimin. Basha kërkon të luajë opozitarin e zyrës dhe ka humbur monopolin për të qenë krye opozitari i vendit”, tha z. Bushati.
Ndërsa sipas Baton Haxhiut, pengesa kryesore ndaj Bashës për të ngritur figurën e tij në politikë ka qenë protagonizmi i Berishës në Parlament dhe tani këtë gjë e ka zhvendosur jashtë sallës.
Për Haxhiun, ajo që po bën Berisha nuk është një betejë kundër SHBA por një betejë personale kundër Lulzim Bashës.
“Ka betejë personale kundër Bashës. Të gjithë këtë nuk po e bën për të ngritur PD por për të shkatërruar Bashën. Nuk ka këllqe për të luftuar kundër SHBA. Më vjen keq që nuk e ka kuptuar që nuk mund ta marrë me vete PD as biologjikisht dhe as politikisht”, tha analisti.
Sipas Haxhiut kur liderët autokratë si Berisha prekin pikën e fundit, përfundimi është shumë i keq dhe këtë fat tha ai do të ketë dhe ish-lideri i PD duke e portretizuar si “një lider të pamëshirshëm dhe të dobët”.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.