Kurti: Serbia ka shkelur normat ndërkombëtare të sportit
Vendimi i Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit është “shkelje të normave ndërkombëtare të sportit”. Kështu tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një postimi në Twitter.
“Serbia duhet ta tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi”, shkroi Kurti në Twitter.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojnë “këtë shkelje dhe veprim diskriminues”.
“I bëj thirrje BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim diskriminues”, tha Kurti.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa ndaj Serbisë. Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku një ditë më parë tha se gjatë kësaj jave do të vendoset për ndalimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive “paralele” serbe në Kosovë.
Ai tha se në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.
Kampionati Botëror i Boksit, i cili sivjet mbahet në Beograd, filloi më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor. Por, Kosova nuk do të marrë pjesë në gara, pasi autoritetet e Serbisë nuk i kanë lejuar sportistët kosovarë të hyjnë në territorin e Serbisë.
Në këtë kampionat do të marrin pjesë rreth 650 garues nga 105 shtete. Kosovën në këtë kampionat ishte paraparë që ta përfaqësonin tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë