Ilaçet kontrabandë, ekspertët: Mungojnë ilaçet origjinalë, tregu i mbushur me barna joefektivë

26 Tetor 2021 | 22:07

Ndryshimi i ligjit të barnave në vitin 2014 solli pasoja të rënda në tregun farmaceutik shqiptar. “Unpublished” hulumtoi mbi këtë fenomen, ndërsa njëzëri të gjithë ekspertët dhe instancat pohuan se ilaçet kontrabandë janë pasojë e mungesës së tyre në tregun vendas.

Medikamente t% ndryshme q% po hyjnë në mënyrë të jashtëligjshme në Shqipëri, jo për të shmangur taksat, por sepse nuk ekzistojnë në listën e barnave të lejuara për t`u tregtuar në vendin tonë. këtë gjë e vërtetojnë edhe këto lista të siguruara nga dogana e Durrësit.

Emrat e ilaçeve që gjenden në farmacitë e tregut shqiptar, nuk janë prodhim perëndimor, por produkte të vendeve të rajonit. një gjë të tillë e vërtetojnë edhe instancat shtetërore, në përgjigjet e kthyera për “Unpublished”.

Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, njëzëri mbështesin dhe dënojnë mungesën në treg të ilaçeve patentë.

Po ashtu ata mbështesin në një farë mënyre kontrabandimin, kjo sepse qytetarët janë të detyruar për shkak të mungesës së efikasitetit që kanë ilaçet që gjenden tek ne.

Ky fenomen, sipas ekspertëve, ka ardhur si pasojë e ndryshimit të ligjit të barnave, bërë në vitin 2014, miratuar nga ministri i asokohe i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Në këtë ligj u hoq klauzola që këto ilaçe duhet të ishin të testuara në një nga vendet e BE-së. Një gjë e tillë, solli pasoja jo vetëm në shoqëri, por çoi edhe në largimin e pothuajse të gjitha kompanive patentë të BE-së e më gjerë, nga tregu vendas.

“Dhe duke menduar që deri në fillim të 2013-shit, kemi pasur një larmi shumë të madhe të medikamenteve në treg, rreth 3800 lloje,. Dhe rënia drastike e kësaj shifre e më pas edhe me zhdukjen e kompanive të mëdha, është diçka fatale, sepse ju e kuptoni fare mirë që mungesa e barnave cilësore është një e keqe e madhe e jona”, shprehet ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit

Për të tretën herë radhazi, Barometri në Euronews, Datacentrum dhe kompania MRB kanë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. Ky parashikim edhe këtë herë ka qenë në...
20:07 | 19/05/2023

Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished

Sipas INSTAT, në Shqipëri, në vitin 2021 llogaritej se kishte 2 milionë e 362 mijë individë në moshë për punë. Të punësuar prej tyre ishin...
13:47 | 11/06/2022

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk ka...
20:47 | 27/05/2022