Konflikti Basha-Berisha, Bushati: Rama aktiv në përçarjen e opozitës, përkrah Bashën si më të dobët

27 Tetor 2021 | 20:20

Edi Rama po ndihmon në përçarjen e Partisë Demokratike, tha në emision “Shock” Andi Bushati.

Sipas analistit, Lulzim Basha i është bashkuar “përçarjes” që synon Rama, me aktin e fundit që ka bërë, duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

“Rama ka qenë aktiv në përçarjen e opozitës dhe natyrisht i ka pëlqyer e fundit që ka bërë Basha, që iu bashkua skemës së përçarjes së opozitës duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar”, u shpreh Andi Bushati.

Sipas z. Bushati,  Edi Rama do që ta përçajë PD-në në mënyrë që konflikti i brendshëm në parti të zgjasë në kohë, duke bërë që opozita të fokusohet në këtë konflikt dhe jo në rolin e saj.

Sipas Andi Bushatit, kryeministri Rama përkrah Lulzim Bashën në këtë konflikt dhe jo Sali Berishën, pasi Lulzim Basha është sipas analistit, “krahu i dobët i PD-së”.

“Edi Rama do të fuqizojë krahun më të dobët të PD-së. Krahu më i dobët është Lulzim Basha që po humbet përkrahësit e PD-së”, tha Andi Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022