Propozimet e UNICEF për mbrojtjen e fëmijëve të privuar nga liria
UNICEF ka publikuar një dokument me shënime teknike rreth mbrojtjes së fëmijëve të privuar nga liria për periudhën e përhapjes së pandemisë së coronavirus duke kërkuar dhe një mënjanim të rritjes së burgimit të fëmijëve në këtë periudhë.
“Konventa për të Drejtat e Fëmijës (KDF) gjen zbatim për të gjithë fëmijët, në çfarëdo konteksti, përfshi edhe në situata të urgjencës. Qindra e mijëra fëmijë, në çfarëdo dite të vitit, janë të vendosur në mjedise burgimi a paraburgimi, të privuar nga liria. Teksa kushdo mund të infektohet nga sëmundja e koronavirusit (COVID-19), fëmijët e privuar nga liria në institucione të mbyllura, përfshi edhe ata fëmijë që ndodhen brenda në burg bashkë me prindin apo kujdestarin e vet, ata që ndodhen të mbyllur në institucionet për imigrantët dhe ata që janë të mbyllur për motive të sigurisë kombëtare, përballen me një rrezik të shtuar për t’u infektuar apo për ta përhapur këtë sëmundje”, shkruhet në dokument.
Disa nga propozimet që sjell ky dokument për mbrojtjen e fëmijëve të privuar nga liria janë:
-Vendosja e një moratoriumi për hyrjet e reja të të miturve në mjedise të privimit të lirisë
-Lirimi i të gjithë atyre të miturve që mund të lirohen në siguri të plotë
-Mbrojtja e shëndetit dhe mirëqenies së gjithë atyre të miturve që iu duhet të mbeten në burgim.
“Masat që Shtetet mund të marrin për të luftuar pandeminë e COVID-19 lidhur me fëmijët e privuar nga liria, përfshi këtu edhe masat urgjente që merren për motive të shëndetit publik, duhet të jenë plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e të drejtave të njeriut”, shkruhet në dokument.
Dy prej pikave kyçe të mbrojtjes së fëmijëve janë mbrojtja nga diskriminimi dhe nga dhuna, abuzimi e shfrytëzimi.
Sipas UNICEF shtetet duhet t’u ofrojnë fëmijëve të privuar nga liria qasjen në të njëjtat nivele të shërbimit shëndetësor apo të shërbimeve të tjera që ofrohen për fëmijët në komunitet, pa asnjë diskriminim. Gjithashtu fëmijëve të privuar nga liria duhet t’u sigurohet një qasje që iu përgjigjet nevojave të tyre gjinore, akses në informacion lidhur me pandeminë dhe mënyrën se si duhet të mbrohen, duhet të mënjanojnë mbylljen e fëmijëve që jetojnë në rrugë.
Gjithashtu fëmijët duhen mbrojtur nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi. Sipas UNICEF autoritetet duhet:
• Të hartojnë një plan gjithëpërfshirës dhe të detajuar që përshkon të gjitha organet shtetërore, për të siguruar zbatimin dhe përgjigjen e kontrolluar ndaj pandemisë së COVID-19 lidhur me fëmijët në burgim/paraburgim, duke përfshirë këtu përcaktimin e shërbimeve të drejtësisë për të mitur dhe atyre sociale si sektorë të domosdoshëm, të cilët duhet të vijojnë të ofrojnë shërbimet e tyre.
• Të përfshijnë fëmijët në procesin e hartimit të këtij plani, duke u dhënë atyre mundësinë të shprehin mendimet e veta dhe të marrin pjesë në vendimet që i prekin ata;
• Të vënë në funksionim dhe në zbatim politika, procedura dhe mekanizma ankimi me synim mbrojtjen, përfshi këtu parandalimin e dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit;
• Të lejojnë kontaktin dhe qasjen e vazhdueshme dhe të rregullt mes fëmijëve dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë;
• Të respektojnë garancitë procedurale dhe ato për një proces të rregullt ligjor, duke lejuar gjithashtu zhvillimin e seancave gjyqësore apo administrative që kanë të bëjnë me fëmijët, vijimin e lirimeve apo lëshimin e fëmijëve për shkak të kalimit të afateve të periudhës së paraburgimit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq