‘Të prekurit nga tërmeti në banesat e reja më 26 nëntor’, Rama: Shkak i shtyrjes, pandemia
Deri më datën 26 nëntor do të futen në shtëpitë apo apartamentet e reja mijëra familje shqiptare që u dëmtuan nga tërmeti i 2 viteve më parë, deklaroi kryeministri Edi Rama.
“Numri i familjeve të cilat sot gëzojnë shtëpinë është i madh dhe do të rritet në javët e fundit të këtij muaji dhe ju ftoj juve z. Xhaferri të na bashkoheni në hapjen e dyerve të shtëpive dhe apartamenteve për mijëra familje deri në datën 26 nëntor që bëhen 2 vjet nga tërmeti”, tha kryeministri.
“Të gjithë do të marrin atë që ju takon”, nënvizoi kryeministri, teksa shtoi se afatet e ndërtimit u shtynë për shkak të pandemisë dhe bllokimit të kantiereve.
“Një ndryshim të vetëm nga ajo intervista. Afatet s’postohen si rezultat i pandemisë, i bllokimit të kantiereve dhe si rezultat i domosdoshmërisë për të garantuar cilësinë maksimale për njerëzit”, u shpreh kreu i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh