Drejtorja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Merita për reformën në drejtësi u takon ndërkombëtarëve
Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e Komiteti Shqiptar të Helsikit tha se komuniteti ndërkombëtar ka qenë faktori kryesor që çoi në votimin e reformës në drejtësi.
Në diskutimin e saj gjatë emisionit ‘Barometri’ në Euronews Albania, znj. Skëndaj tha se reforma, edhe pse nisëm e mazhorancës së kohës në vitin 2014, nuk mund të votohej pa ndikimin e institucioneve ndërkombëtare veçanërisht OPDAT dhe EURALIUS.
Ajo e vlerësoi negativisht diskursin publik të partive politike lidhur me reformën në drejtësi, pasi në këtë mënyrë sipas znj. Skëndaj ato nuk i kanë hapësirën e nevojshme institucioneve të drejtësisë së re që të mbërrijnë tek publiku.
“Ajo që kam parë me shqetësim tek reforma në drejtësi është se edhe pse ajo synon të ndërpresë lidhjen e politikës me sistemin, narrativët kryesorë në publik për reformën ishin përfaqësuesit e partive. Ndërkohë që institucionet e drejtësisë, që kishin marrë kompetencat për të qenë të pavarur nga politika, jo gjithmonë kanë qenë transparentë”, tha znj. Skëndaj.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet