Mjedisorët në Shkodër ia dedikojnë fundjavën pastrimit të Bunës mbi kajakë
Të rinj, natyralistë si dhe të apasionuar pas natyrës u organizuan në një nismë sensibilizuese për pastrimin e mbetjeve plastike në rrjedhën e lumit Buna.
Nëpërmjet lundrimit me kanoe, të rinjtë shijuan bukuritë e lumit si dhe larguan mbetjet e shumta që kishin pushtuar një pjesë të rrjedhës.
Më të veçantët ishin nxënësit e shkollës speciale “3 Dhjetori”, të cilët u bashkuan në mesazhin fisnik për të dashur natyrën.
Organizatori Drini Xhafa thotë për Euronews Albania se aksione të tilla janë të rëndësishme.
“Nisma të tilla të mos jenë sporadike, por të ushqehen përmes arsimit”, shprehet Xhafa.
Aurora Pirovic, biologe thotë se mbetjet plastike që u gjetën janë shumë të dëmshme për botën ujore në lumin Buna.
“Jo vetëm që plastika ndot mjedisin, por është shumë e dëmshme, toksike për botën ujore dhe shëndetin e njerëzve”, shprehet ajo.
Kryeinspektorja e zonave të mbrojtura, Age Martini thotë se ky problem është tejet shqetësues dhe një problematikë e tillë u është vënë në dukje dhe nga turistët gjatë sezonit turistik.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh