Zv.kryetarja e KQZ: Kemi pasur vetëm disa probleme teknike
Ditmire Shehu, nënkryetare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut shprehet se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe i rregullt.
Znj. Shehu tha se nuk ka pasur incidente përveç disa problemeve të vogla teknike në pak qendra votimi.
“Në 5 vendvotime kishim probleme të vogla teknike por që brenda 2 orëve arritëm që t’i rikuperonim”, tha zv.kryetarja e KQZ.
Znj. Shehu tha se pranë KQZ nuk ka pasur raste të denoncuara për shit-blerje vote por ajo nuk përjashtoi mundësinë që denoncimet të jenë bërë në Ministrinë e Brendshme.
“Deri tani nuk kemi asnjë denoncim për blerje të votave dhe as ndonjë denoncim tjetër për parregullsi”, deklaroi ajo.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, pjesëmarrja në votim deri në orën 16:00 ka qenë në nivelin 33,51%.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.