Ish-ministrja e Financave, Denaj: Vijmë nga një recesion me -4%, ekonomia në rritje

1 Nëntor 2021 | 21:23

Viti 2022 do të jetë viti i konsolidimit të rimëkëmbjes ekonomike në vend, rimëkëmbje që ka nisur që në 2021, sipas deputetes së Partisë Socialiste Anila Denaj, e cila ka qenë ministre e Financave.

“Shifrat për rritje ekonomike janë pozitive, parashikohet për vitin 2021 një përfundim me rritje ekonomike 7.6%”, u shpreh znj. Denaj.

Në studion e “Now”, ajo tha se vendi vjen nga një recension i cili në vitin e kaluar pati rënie me -4%.

Sipas deputetes së PS-së, vendi do të ketë rritje ekonomike për shkak të rritjes së konsumit, që do të ndikojë te qytetarët.

Sektorët aktivë ku do të ketë më shumë rritje ekonomike është Arsimi, Shëndetësia dhe Infrasktruktura.

Punonjësit e sektorit të Arsimit dhe Shëndetësisë do të kenë edhe rritje pagash me 6% vitin që vjen, tha ish-ministrja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026