Selami Xhepa analizon ‘retorikën e qeverisë mbi tatimin e të pasurve’
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se politikat fiskale të qeverisë së Partisë Socialiste nuk janë progresive për tatimin e të pasurve. Përkundrazi, ai thotë se të pasurit paguajnë më pak se sa njerëzit e punës.
Selami Xhepa tha se e gjitha është retorikë politike duke vendosur taksa më të larta për rrogat mbi 200 mijë lekë të reja, por shtoi se të pasurit nuk marrin rroga, por vjen fitimet në mënyra të tjera.
“60% e të punësuar nuk do të pagunë taksa fare dhe e gjithë barra fiskale bie mbi 40% që do të tatohet. Individët me të ardhura të mesme do të tatohen më pak, është futur një normë e re tatimore 6.5% për kufirin 400 deri në 500. Kushdo që merr rrogë deri në 500 mijë lekë paguan vetëm 65 mijë lekë tatim dhe nuk paguan më”, u shpreh ai.
“Gjithë barra tatimore shkon tek ata që paguhen mbi 2 milionë. Retorika e kësaj është që po tatojmë të pasurit. Unë nuk di që të pasurit marrin rrogë, të pasurit marrin divident, marrin fitim kapital, marrin çdo gjë por jo rrogë. Rrogat i marrin ata që punojnë, intelektualët, njerëzit e punës. Është retorikë politike që po tatojmë të pasurit. Jo, po tatojmë njerëzit e dijes, ata që marrin rroga të larta. Për principin e majtë, duhej të tatohej kapitali progresivisisht se po tatohet vetëm puna. duhet të vendosim principet”, përfundoi Xhepa.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania