Sot takimi në Beograd për ‘Open Balkan’, i pranishëm kryeministri Rama

3 Nëntor 2021 | 09:05

Takimi i radhës mes tre vendeve që janë pjesë e nismës “Open Balkan”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillohet në Beograd të mërkurën dhe të enjten.

Për shkak së dorëheqjes së Zoran Zaev, në vend të tij do të shkojë zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriu,  Nikolla Dimitrov.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Euronews Albania ka mësuar agjendën e takimit të ‘Open Balkan’, që pritet të mbahet të enjten në Beograd:

  • 08.55: Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve
  • 09.00-10.00: Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
  • 10.00-10.30: Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
  • 10.30-11.30: Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov
  • 11.30-12.30: Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.

Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrah edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

Por, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026