Ndryshimi i Kushtetutës, mazhoranca dhe opozita përçahen për procedurën

3 Nëntor 2021 | 16:18

Mazhoranca dhe opozita nuk kanë arritur të gjejnë kompromis për procedurat që duhet të ndiqen për ndryshimin e Kushtetutës për reformën zgjedhore, territoriale, vetingun e politikanëve dhe zgjatjen e procesit të vetingut.

Gjatë diskutimeve në Këshillin për Legjislacionin, Partia Socialiste kërkoi që dy çështjet të shqyrtohen veçmas, kurse Partia Demokratike tha se kjo duhet bërë njëkohësisht.

Alfred Rushaj i PD gjatë prezantimit të nismës për ndryshimin e Kushtetutës tha se propozimet e opozitës për vetingun e politikanëve janë në përputhje me Gjykatën Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit të Venecias.

Rushaj specifikoi se vettingu i politikanëve është parashikuar të kryhet nga SPAK dhe të kalojë në dy filtra shtesë: Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Gjykata Kushtetuese.

PD përveç ndërhyrjes në Kushtetutë për ndarjen territoriale të vendit, ka kërkuar gjithashtu dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Për shkak të mos arritjes së një konsensusi për procedurën e punës, përfaqësuesit e PD në Këshillin e Legjislacionit braktisën mbledhjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026