Vuan nga epilepsia dhe kanceri, 58-vjeçarja pa asnjë ndihmë nga shteti

3 Nëntor 2021 | 19:12

Mirën, e hasëm në korridoret e Spitalit të Durrësit. Një spital që ajo e njeh mirë, pasi gjatë 16 viteve të fundit është përballur me disa sëmundje, përfshirë epilepsinë dhe kancerin që i preku disa organe.

“Kam filluar që 50 vjeçe me operacione”, tregon ajo.

Për epilepsinë përfitoi një vit pension invaliditeti, i njohur ndryshe si kemp, por që iu ndërpre pak muaj më parë.

“Më thonë që nuk përfitojë. Kam marrë vetëm 1 vit nga 16 që vuaja nga epilepsia”, shprehet 58-vjeccarja.

Tashmë kempin synon ta marrë për paaftësinë për të punuar prej kancerit të gjirit

“Nuk kam më këmbë të gjëmoj”, shprehet ajo gjatë një bisede mjeken.

Në familjen e Mirës, i vetmi burim të ardhurash është pensioni i bashkëshortit. Ajo prej vitesh nuk ka punuar si pasojë e sëmundjeve.

58-vjeccarja thotë se i trembet më shumë përplasjeve pafund në dyert e institucioneve për të përfituar një pension që pretendon se takon me ligj.

“Jam e mbytur në borxhe, nuk di nga të përplasem”, thotë ajo.

Por edhe për kancerin e gjirit kempi është i përkohshëm, ç’ka nënkupton se zonja do të përballet nëpër ato dyer deri në mbushjen e moshës për të përfituar pensionin e pleqësisë.

Mbi 140 mijë persona trajtohen me pension invaliditeti në Shqipëri, i njohur ndryshe si kemp. Ata që janë sëmurë gjatë kohës që kanë qenë në marrëdhënie pune, të paktën gjatë 5 viteve të fundit, e përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Pensioni mesatar llogaritet të jetë rreth 14 mijë lekë në muaj.

Ndërsa ata që sëmundjen e kanë të lindur ose nuk kanë qenë në marrëdhënie punësh më shumë se 5 vitet e fundit e përfitojnë nga shërbimi social shtetëror. Kjo është skena e re e ndjekur nga shërbimi social në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, që do të ndiqet më pas në të gjithë vendin.

Në të 2 institucionet para paraqitjes në komisionin e kempit, qytetari duhet të ketë një dokumentacion të plotë mjekësor dhe vërtetim të kontributeve.

Pensionet kanë një disnivel midis fshatit dhe qytetit. Për sëmundjet e përhershme vlerësimi mund të bëhet një herë të vetme apo çdo 5 vjet. Për sëmundjet që mund të shërohen ose përkeqësohen letrat e kempit duhet ët plotësohen çdo 1, 2 ose 3 vite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026