Asnjë kontroll në universitete për certifikatën e vaksinimit

4 Nëntor 2021 | 08:21

Në javën e parë të nisjes së vitit akademik, kontroll ishte i rreptë në universitete për certifikatën e vaksinimit.

Por, në javën e tretë të nisjes së vitit akademik në dyert e Fakultetit Filologjik shohim se nuk ka kontroll dhe në ambientet e brendshme futen të gjithë studentët.

Kjo studente në Fakultetin Filologjik na tregon se është e pavaksinuar, por nuk ndalohet të hyjë në auditorë.

“Unë jam e pavaksinuar, dhe hyj në auditorë, tek dera kërkojnë vetëm maskë”, tha studentja.

Të njëjtën gjë pohojnë dhe studentë të tjerë.

“Unë jam e vaksinuar, por atyre që janë të pavaksinuar nuk ua kërkojnë më si në fillim”, tregoi një tjetër studente.

Kjo nuk ndodh në të gjitha rastet.

“E kemi deklaruar që jemi të vaksinuar dhe hyjmë. Të tjerët kanë paraqitur testin PCR”, tha një tjetër studente.

Edhe në Fakultetin Ekonomik, nuk ka kontrolle për certifikatën e vaksinimit, studentët kujdesen të vendosin maskën kur i afrohen hyrjes.

Që prej nisjes së vitit të ri akademik, universitetet nuk kanë bërë të ditura shifrat sesa  përlind e studenteve janë të vaksinuar, por të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik, tregojnë se deri tani për moshën 18-30 vjeç, vaksinimi është në masën 22%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022