Rama: Nga janari rezultate konkrete në kufi për fermerët dhe distributorët
“Ballkani i Hapur është një nismë në shërbim të njerëzve, të mirëqenies ekonomike, shoqërisë të këtyre popujve që përtej mos-dakordësive mes tyre meritojnë të jetojnë më mirë”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në ‘Open Balkan’ në Beograd.
Kryeministri theksoi se nga janari 2022 do të nisin përpjekjet për lehtësimin e kalimit në kufi për produktet e fermerëve dhe kompanive.
“Jemi angazhuar që nga janari në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksim shumë i ndjeshëm për kompanitë, distributorët dhe fermerët”, deklaroi ai.
Ai tha se një treg i përbashkët është shumë më i fuqishëm dhe përthith më shumë investime direkte.
“Fluksi i turistëve nga Serbia është rritur me 63%. Fluksi i turistëve nga RMV është rritur me 22%. Janë shifra që janë rezultat i drejtpërdrejt në ekonomi”, tha kreu i qeverisë teksa komentoi situatën e turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania