Maqedonia e Veriut, teste COVID-19 për gjithë nxënësit në shkollat e vendit
1323 nxënës janë testuar në shkollat e Maqedonisë së Veriut dhe 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Të infektuarit janë nxënës të shkollës fillore.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se testimi për të identifikuar infektimet do të përfshijë rreth 8.000 nxënës në gjithë shtetin dhe ky proces do të jetë pasqyrë për autoritetet arsimore që të mund të organizojnë mësimin gjatë gjysmës së vitit të ardhshëm.
Testimi do të mbarojë nesër në shumicën e qyteteve ndërsa rezultatet e plota do të dalin gjatë javës së ardhshme.
Për momentin 885 fëmijë në moshë nga 0-17 vjeç janë të infektuar me COVID-19 dhe po marrin mjekim ndërsa 15 të tjerë sapo kanë marrë konfirmimin se janë pozitiv ndaj virusit.
Në Institutin për Sëmundje të Mushkërive për Fëmijë janë shtruar 19 fëmijë nga 9 deri në 16 vjeç. Prej tyre vetëm njëri është në oksigjen. Asnjëri prej fëmijëve të infektuar nuk ka qenë i vaksinuar.
Deri tani 5.800 fëmijë në moshë 12 deri në 17 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa dy dozat i kanë marrë 4.860 fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West