Verstappen një hap larg titullit, thellon diferencën me Hamilton
Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, duke thelluar në 19 pikë diferencën me rivalin e tij kryesor për titull, Lewis Hamilton, i cili u rendit i dyti.
Në podium u ngjit edhe meksikani Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull, që tentoi deri në fund të parakalojë rivalin britanik, por pa sukses.
Një garë e dominuar nga makina Red Bull, me Verstappen që u nis i treti, por që në startin e garës arriti të parakalojë dy makinat Mercedes. Makina gjermane nuk dha atë që pritej, e nisi keq garën me të dy pilotët, madje Bottas pësoi aksident dhe zbriti në vendet e fundit. Kjo bëri që Verstappen të zhvillojë një garë më vete, duke iu afruar edhe më shumë titullit të parë kampion në Formula 1.
Një garë të mirë bëri francezi edhe piloti Pierre Gasly me Alpha Tauri, që u klasifikua në vendin e katërt, duke lënë pas dy makinat Ferrari të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Gjithsesi, “kokëkuqja” fitoi duelin me McLaren, që dështoi në këtë pistë, duke marrë vetëm 1 pikë me Norris. Makina italiane ngjitet në vendin e tretë për konstruktorë.
Gara e radhës mbahet pas një jave në Brazil.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik